Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”
Gjykata e Apelit në Kosovë ka rrëzuar dënimin me nga një vit burgim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, dhe nëntë të dënuarve të tjerë në rastin e njohur si “Veteranët”, duke i shpallur të gjithë të pafajshëm. Vendimi është marrë më 9 shtator, pas ankesave të mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në vitin 2025 kishte shpallur fajtorë dhjetë të akuzuarit dhe i kishte dënuar me nga një vit burgim. Sipas Apelit, Prokuroria nuk ka arritur të provojë përtej nivelit të kërkuar ligjor se të pandehurit kanë keqpërdorur me dashje detyrën zyrtare për t’u dhënë statusin e veteranit persona të cilët nuk i plotësonin kriteret ligjore. Përveç Çekut, në mesin e të dënuarve që tashmë janë liruar nga akuzat janë...
Burimi:
javanews.al