Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore
Pas dënimit në shkallën e parë, beteja ligjore e katër ish-krerëve të UÇK-së hyn në një fazë të re. Mbrojtja ka bërë të ditur se do ta ankimojë aktgjykimin, ndërsa Dhomat e Specializuara kanë sqaruar për mediat në Kosovë procedurën që do të ndiqet deri në vendimin e Apelit. Nga afati i parë 30-ditor deri te vendimi përfundimtar, procesi pritet të zgjasë me muaj dhe do të kalojë në disa etapa. Hapi i parë nis vetëm pasi mbrojtja dhe Prokuroria të marrin aktgjykimin e plotë me shkrim. Nga ai moment, të dyja palët kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar njoftimin zyrtar nëse do ta ankimojnë vendimin. Ky dokument nuk është ende apelimi i plotë, por një njoftim ku duhet të përcaktohen qartë pikat e...
Burimi:
javanews.al