Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare ankesën për paketën e maleve. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Anila Hoxha. Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, çështja lidhet me kërkesën për: -Shqyrtimin e Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; -Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Burimi:
javanews.al