Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës Nga Andi Bushati Ndryshimet drastike në Kodin e Procedurës Penale që prezantoi Edi Rama, janë një përpjekje për të shndërruar në ligj gjithë fushatën kundër prokurorëve dhe gjykatësve që ai ka ndërmarë, fill pas arrestimit të Erion Veliajt, por sidomos pas pezullimit të Belinda Ballukut. Në epiqendër të saj është kufizimi maksimal i paraburgimeve pa vendime të formës së prerë si dhe fundi i masave të arrestit me burg për ata që dyshohen për vepra që dënohen më pak se 5 vite. Por krahas tyre, plot 105 nenet e ndryshuara synojnë mbrojtjen e të drejtave të atyre që dyshohen si të pandehur, që nga garancitë se si merren në pyetje, se si u fillon çështja...