Allegri: Në prapavijë jemi shumë të brishtë, De Bruyne do të kënaqet para mbrojtjes
21 Tetor 2026 7:47 Alfred Lleshi “Gabuam në disa situata që në fillim të ndeshjes. Në Champions nuk është e lehtë. Në zonën tonë kalojnë shumë topa; me një pasim nuk mund të nxjerrësh jashtë loje 4 futbollistë. Duhet të punojmë, të kemi durim dhe të përmirësohemi. Rikuperimi i topave na jep mundësinë të nisim kundërsulmet”, – deklaroi Massimiliano Allegri pas fitores së vështirë të Napolit ndaj Bodø/Glimt. Për De Bruyne në rolin e mesfushorit më të tërhequr, trajneri tha: “Do të kënaqet shumë në atë pozicion. Edhe Lobotka, kur hyri, luajti mirë. De Bruyne është një futbollist i jashtëzakonshëm”. Allegri pranoi se pas golave skuadra tërhiqet tepër, edhe për shkak të gjendjes fizike të lojtarëve: “McTominay shënoi dy gola, por ende nuk është në...
Burimi:
telesport.al