Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!
Politikanët shqiptarë po vijojnë me reagimet e tyre kundër vendimit të marrë nga gjyqtarët e Hagës për çlirimtarët e Kosovës. Reagimi i radhës ka ardhur nga politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili njëjtë si homologët e tij shpreh haptazi zhgënjimin e tij për burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së. “Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë. UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë...
Burimi:
javanews.al