Alexander Zverev triumfon në US Open, mposht Shelton në finale dhe ngre lart trofeun

Alexander Zverev triumfon në US Open, mposht Shelton në finale dhe ngre lart trofeun

14 Shtator 2026 8:57 Telesport Tenisti gjerman Alexander Zverev fitoi sot grand slam-in e US Open. Në finalen e turneut nju-jorkez, numri 2 në botë mposhti 3-1 (6-3, 7-6, 5-7, 6-2) amerikanin Ben Shelton. Për Zverev ky është triumfi i dytë në një grand slam pas atij të Roland Garros 4 muaj më parë në Paris. Një sukses i merituar i tenistit gjerman, kurorëzim i një pune të shkëlqyer këtë vit. Një finale që zgjati 3 orë e 30 minuta, me tenistët që rivalizuan fort, sidomos në mesin e takimit. Gjithsesi, përvoja e Zverev bëri diferencën në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren.