ALARM NË RRUGË/ 139 aksidente në gusht, 191 persona të vrarë e të plagosur
Në gusht 2026, në Shqipëri janë regjistruar 139 aksidente rrugore, ku 191 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT në raportin mujor për aksidentet rrugore. Sipas INSTAT, gjatë periudhës janar-gusht 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sjellja e drejtuesve të mjeteve vijon të përbëjë shkakun kryesor të aksidenteve. Në muajin gusht, 86,3% e aksidenteve rrugore kanë ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Përsa i përket grupmoshave, personat 25-34 vjeç përbëjnë grupin me numrin më të lartë të aksidenteve, me 31,7% të totalit të regjistruar gjatë kësaj periudhe. Të dhënat tregojnë gjithashtu se dita e hënë ka regjistruar përqindjen më të lartë të aksidenteve, me...
Burimi:
ntv.al