Zyrtarët belgë: Krimi i organizuar shqiptar është sfida jonë më e madhe
Zyrtarët belgë: Krimi i organizuar shqiptar është sfida jonë më e madheDy drejtues të lartë të Policisë Gjyqësore Federale belge kanë deklaruar se rrjetet kriminale shqiptare përbëjnë aktualisht sfidën kryesore për autoritetet e vendit.Në një intervistë për gazetën belge De Morgen, drejtori i Policisë Gjyqësore në Anversë, Yve Driesen, u shpreh se “mafia shqipfolëse është sfida më e madhe” me të cilën përballet sot Belgjika. Deklaratat vijnë pesë vite pas operacionit të madh kundër platformës së koduar SKY ECC, që çoi në mijëra arrestime dhe sekuestrime të konsiderueshme droge e pasurish kriminale.Sipas Driesen, ndërhyrja e vitit 2021 krijoi “vrima të mëdha” në krimin e organizuar, por ato janë mbushur shpejt, kryesisht nga rrjete shqiptare, si dhe grupe nga Serbia dhe Mali i Zi.“Ata kontrollojnë të...
Burimi:
sot.com.al