Zyrtare, zbardhet operacioni kibernetik kundra faqeve të iranianëve që sulmuan dhe Shqipërinë

Zyrtare, zbardhet operacioni kibernetik kundra faqeve të iranianëve që sulmuan dhe Shqipërinë

Specialistë të krimit kibernetik nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë çmontuar dy nga botnet-et më të mëdha në botë, të njohura si Aisuru dhe Kimwolf, të cilat dyshohet se qëndronin pas sulmeve të mëdha online. Autoritetet njoftuan të premten se këto dy rrjete të mëdha të pajisjeve të infektuara u mbyllën në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar. Sipas tyre, Aisuru dhe Kimwolf përbënin një kërcënim serioz për infrastrukturën e teknologjisë së informacionit, për shkak të madhësisë dhe kapaciteteve të tyre për të kryer sulme. Një botnet është një rrjet kompjuterësh ose pajisjesh të lidhura në internet, të cilat janë infektuar me programe keqdashëse dhe kontrollohen në mënyrë të fshehtë nga një operator. Këto rrjete përdoren për aktivitete të paligjshme, si sulme...