Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe kurthi i saj

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe kurthi i saj

Nga Dritan Goxhaj Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe kurthi i saj Që nga e hëna që lamë pas, në Hagë po zhvillohet procesi përmbyllës i gjyqit i cili ka marrë të pandehur epokën më të ndritur të kohëve moderne për shqiptarinë në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti. Në këtë proces ZPS-ja ka kërkuar dënime të rënda për secilin nga të akuzuarit, por ajo që vihet re në tërë këtë proces është terminologjia që kjo prokurori përdor jo vetëm për të rënduar akuzat e të akuzuarve, por edhe për të shkaktuar pasoja të mëpasshme politike, morale e sociale. Prokurorët që në fillim kanë përdorur togëfjalëshin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, kanë përdorur shprehjen “mbi 50 qendra të mbajtjes së të ndaluarve” edhe pse kjo...