Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

Të nderuar qytetarë,Zona e Zdrales, si pjesë e transformimit urban dhe investimeve të realizuara në këtë hapësirë, tashmë ka marrë një pamje të re, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe bizneset e zonës.Që në nisje të këtij investimi, Zona e Zdrales është konceptuar si një zonë me trafik të kufizuar për automjetet, me qëllim krijimin e një ambienti më të qetë, më të sigurt dhe më funksional për këmbësorët, banorët dhe aktivitetet tregtare.Duke qenë se punimet ndodhen drejt përfundimit dhe po kryhen testimet për pistonët bllokues të rrugës, qarkullimi i automjeteve në Zonën e Zdrales do të jetë i kufizuar duke nisur nga dita e enjte, datë 12 shkurt.Qarkullimi do të jetë i bllokuar në oraret:09:00 – 15:0018:00 – 22:00Gjithashtu, janë parashikuar...