Zjarri që shkrumboi magazinat te “5 maji”/ Policia: Dyshohet se shkaku është…

Zjarri që shkrumboi magazinat te “5 maji”/ Policia: Dyshohet se shkaku është…

Policia e Tiranës ka reaguar pas dy ditësh lidhur me zjarrin që shkrumboi dhjetëra biznese në tregun e “5 Majit” në Tiranë, mbrëmjen e 8 janarit. Blutë njoftojnë se shkak për zjarrin në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale dhe tregtarët kanë deklaruar se dëmi financiar është tejet i konsiderueshëm, pasi i gjithë malli që shisnin ishte aty. Njoftimi i Policisë: Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale....