Zjarri përfshin banesën, e moshuara nxirret e asfiksuar nga tymi, përfundon në spital

Zjarri përfshin banesën, e moshuara nxirret e asfiksuar nga tymi, përfundon në spital

Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila është asfiksuar nga tymi. E moshuara që jetont vetëm është transportuar në drejtim të spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.