Zjarri në një banesë në Tiranë, identifikohet viktima (Emri)

Zjarri në një banesë në Tiranë, identifikohet viktima (Emri)

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë, ku për shkak të tymit një i moshuar ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Theodhor Llulla, 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije se 72-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën prej asfiksisë, ndërsa raportohet se ishte edhe invalid. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari....