Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë nga asfiksia i moshuari (Detaje)
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjte, në një pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë katin e parë të pallatit, në rrethana ende të paqarta. Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë flakët janë përhapur me shpejtësi duke krijuar panik te banorët e zonës. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
sot.com.al