Zjarr në një banesë në Rrëshen/ 1 grua në spital nga asfiksia
Një vatër zjarri ra gjatë pasdites në një banesë në fshatin Sheshaj të Rrëshenit. Mësohet se flakët përfshinë një dhomë të banesës, prej nga ku u shënuan dëmtime të pakta. Mësohet se një grua e moshës 60-vjeçare është dërguar në spital për shkak të asfiksisë nga tymi në banesë, por pa rrezik për jetën.
Burimi:
sot.com.al