Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve dhe bizneseve përreth
Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u shndërruar në muze të Botës Nënujore. Dyshohet se zjarri ka nisur në materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve. Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në ajër, duke alarmuar komunitetin përreth dhe duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e ndërtesave pranë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Falë reagimit të shpejtë të tyre, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur plotësisht. Nga...
Burimi:
sot.com.al