Zhvillohet mbledhja e KED/ Kryhet konstituimi, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Zhvillohet mbledhja e KED/ Kryhet konstituimi, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja konstituive e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në fillim të mbledhjes së KED, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me kryetar Ilir Pandën nga Gjykata e Lartë dhe tetë anëtarë. Në vijim, këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante, të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Njoftimi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2026, me praninë e anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi në datë 14 janar 2026, mbledhjen e tij të parë, në ambientet e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED, me përbërjen...