Zhvendosja e Kadastrës Vlorë në Tiranë/ Dhoma e Avokatisë: Vendim i dëmshëm dhe diskriminues për qytetin
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar ndaj vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Vlora në Tiranë, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, të njëanshëm dhe thellësisht të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e qarkut. Sipas saj, ky vendim përbën një tjetër hallkë në zinxhirin e zbrazjes institucionale të Vlorës dhe një cenim serioz të aksesit në drejtësi, shërbimeve publike dhe parimeve të shtetit të së drejtës. REAGIM I DHOMËS VENDORE TË AVOKATISË VLORË: Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë...
Burimi:
sot.com.al