Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Vendimi për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrave në Tiranë, është pritur me reagime jo vetëm nga punonjësit e Kadastrës së Vlorës, por edhe nga vetë qytëtarët vlonjatë, të cilët enden prej vitesh të tëra në dyert dhe zyrat e asaj kadastre pa gjetur ende zgjidhje. Largimin e zyrave drejt Tiranës disa e shohin si të gabuar, disa të tjerë shprehen se njësoj është, për sa kohë asnjëherë nuk kanë mbaruar punë në Kadastrën e Vlorës. Sakaq, punonjësit e Kadastrës së Vlorës pas peticionit për anulimin e vendimit të zhvendosjes drejt Tiranës, kanë pezulluar punën në shenjë proteste, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndaj tyre po ushtrohet presion që të përgatisin dosjet dhe dokumentacionet e zhvendosjes. Vetë...
Burimi:
opinion.al