Zhduket pa gjurmë 13-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrenë alarmin, kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij (Foto)
Një 13-vjeçar është raportuar i zhdukur prej dy ditësh në Tiranë. Sipas raportimeve, i mituri me emrin Flavio, është larguar nga banesa dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Familjarët kanë bërë një apel për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që mund ta kenë parë ose që disponojnë informacion mbi të. Ata theksojnë se çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 13-vjeçarit. Kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tij është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 354 6048.
Burimi:
sot.com.al