Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat
POLICIA E SHTETIT Tepelenë – Më datë 03.02.2026, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka kallëzuar shtetasi A. D., banues në fshatin Mezhgoran, se po në këtë datë është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi Y. D., 65 vjeç. Pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e 65-vjeçarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore. Policia u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë shërbimet policore.
Burimi:
argjiroja.net