Zbulohet skema për futjen e drogës në paraburgim, arrestohet polici dhe familjarja e të burgosurit në Elbasan
Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka finalizuar një operacion kundër veprimtarisë kriminale në paraburgimin e Elbasanit. Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve. Në prangat e policisë ka përfunduar një punonjës policie, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit. Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike me qëllim përfitimin financiar. Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin. “Metoda speciale dhe hetim disa-mujor, SHKBB zbulon mekaninzmin për futjen e narkotikëve në IEVP Elbasan, tre në pranga....
Burimi:
sot.com.al