Zbulohet magazina me veshje kontrabandë në Kamëz! Pranga 46-vjeçarit turk, nis hetimi për 3 punonjëse (Emrat)

Zbulohet magazina me veshje kontrabandë në Kamëz! Pranga 46-vjeçarit turk, nis hetimi për 3 punonjëse (Emrat)

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Policia ka arrestuar shtetasi turk Ozkan Sulun dhe ka shpallur në kërkim Mehmet Karçiga si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse. Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.#Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46...