Zbulohet arsenali i armëve, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 49-vjeçar

Zbulohet arsenali i armëve, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 49-vjeçar

Policia ka zhvilluar një operacion në Fushë-Krujë, ku ka zbuluar një arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në kuadër të operacionit të koduar “Tracking” u shpall në kërkim një 49-vjeçar, i identifikuar me inicialet Y.Z. si poseduesi i tyre. Njoftimi:  Krujë/Zhvillohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Tracking”. Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa. Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të...