Zbaticë edhe në brigjet e Shëngjinit, deti tërhiqet rreth 20 metra në zonën qendrore të plazhit
Fenomeni i zbaticës është shfaqur edhe në brigjet e Shëngjinit , ku në zonën qendrore të plazhit deti është tërhequr rreth 20 metra nga vija e zakonshme bregdetare. Si pasojë, është zbuluar një sipërfaqe e konsiderueshme rëre, ndërsa më të ekspozuara janë shfaqur edhe ambientet e lokaleve që gjatë sezonit veror ndodhen pranë vijës së ujit. Pamjet e krijuara kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe frekuentuesve të zonës, të cilët shprehen se ky fenomen nuk është i pazakontë për këtë bregdet. Sipas tyre, zbaticat e tilla përsëriten pothuajse çdo vit, sidomos në periudha të caktuara. Ekspertët e mjedisit e lidhin këtë dukuri me faktorë natyrorë, si ndryshimet e presionit atmosferik, drejtimi dhe forca e erërave, si edhe lëvizjet e masave ujore.
Burimi:
sot.com.al