Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Lala zbulon detajet: Policët qëndruan jashtë dhomës mjekësore pas…

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Lala zbulon detajet: Policët qëndruan jashtë dhomës mjekësore pas…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e sotme. Sipas Lalës, Altin Ndoci konsiderohet një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit dhe dyshohet se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal të Nuredin Dumanit. Që prej vitit 2020, Ndoci ishte transferuar në paraburgimin e Durrësit, me qëllim garantimin e një regjimi sigurie më të lartë për qëndrimin e tij. Gjatë kësaj periudhe, ai është trajtuar disa herë për probleme shëndetësore në ambientet spitalore. Procedura parashikon që, në rastet kur një i paraburgosur paraqet probleme shëndetësore që nuk mund të trajtohen brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, mjeku rekomandon transferimin e tij në...