Zbardhen djegiet e automjeteve në seri në Pogradec/ Shpallet në kërkim porositësi
Policia ka zbardhur djegiet e automjeteve në seri në qytetin e Pogradecit. Në lidhje me këtë është arrestuar një 38-vjeçari dhe është shpallur në kërkim porositësi i tij. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se ata kanë organizuar dhe kryer djegien e dy automjeteve në lagjen nr.1 të Pogradecit, në periudha të ndryshme kohore. Gjithashtu nisi procedimi penal edhe për një 21-vjeçar, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Njoftimi i policisë Policia e Pogradecit ka finalizuar operacionin e koduar “The last fire”, duke zbardhur dy raste të djegieve të qëllimshme të automjeteve të ndodhura në qytet, njëra në muajin dhjetor dhe tjetra tre ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një pune intensive hetimore për ngjarjet e datave...
Burimi:
ntv.al