Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Mungesa e prodhimit vendas, dëmet e krijuara nga përmbytjet dhe varësia nga importet kanë vënë konsumatorët në të gjithë vendin përballë çmimeve të papërballueshme dhe shumë më të larta se vitin e kaluar, kryesisht për zarzavatet gjatë këtij muaji.Produktet e serrës si specat 400 lekë/kg në pakicë, spinaqi me 300 lekë dhe patëllxhanët e importit me 400 lekë/kg po shndërrohen në artikuj luksi, duke detyruar familjet me të ardhura të ulëta të orientojnë konsumin drejt alternativave më të lira.Një vëzhgim i detajuar i çmimeve me shumicë nga Portali i Fermerit dhe të dhënat nga tregjet e pakicës, tregojnë për marzh të lartë spekulimi që kalon edhe 100% të vlerës së produktit nga pikat e pakicës në Fier, Divjakë dhe Lushnjë deri në tregjet e pakicës...