Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori

Policia arrestoi autorin e dyshuar për vrasjen e 48 vjeçarit Skerdilajd Isufi në Kavajë, pas një konflikti që nisi për parkimin e një automjeti. Sipas bluve, në pranga ra shtetasi: L. D., alias L. P., 48 vjeç. Policia sekuestroi edhe thikën që dyshohet se u përdor në krim. “Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit...