Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme brenda Burgut të Domokos ka ngritur pikëpyetje serioze mbi protokollet e sigurisë në një nga institucionet që konsiderohet ndër më të sigurtat në Greqia. Hetimi po zhvillohet nga Njësia e Hetimit të Vrasjeve e Drejtorisë së Krimit të Organizuar ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se si një armë zjarri arriti të futej brenda ambienteve të burgut dhe si u gjendën disa të burgosur të rrezikshëm në të njëjtin hapësirë me shefin e rojeve. Sipas informacioneve nga agjencia Athens-Macedonian News Agency, Papadatos i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një biznesmeni në Zakynthos, hyri në qelinë e burgut i armatosur me pistoletë me qëllim që të sulmonte shefin e burgut. Në të njëjtën dhomë...
Burimi:
argjiroja.net