Vrasja e shqiptarit Jani Aliaj në Koridhalos/ Lala: Ja çfarë po hetojnë autoritetet greke

Vrasja e shqiptarit Jani Aliaj në Koridhalos/ Lala: Ja çfarë po hetojnë autoritetet greke

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen e të dënuarit Jani Aliaj në burgun Koridhalos në Greqi. E ftuar në një emision, Lala u shpreh se Aliaj ishte transferuar në sektorin ku mbaheshin të paraburgosura gra, për t’ju shmangur rrezikut për jetën. Sipas saj, autoritetet greke po hetojnë konfliktet që Jani Aliaj kishte me grupe kriminale në Greqi, ndërsa shtoi se është më e largët pista që grupet shqiptare kriminale të jenë pas ngjarjes. “Një nga gazetarët në Greqi kishte dhënë detaje për tentativat e mëparshme për të ekzekutuar Jani Aliajn. Sipas mediave greke ai ishte dërguar në sektorin ku mbaheshin të paraburgosura gra, për t’ju shmangur rrezikut për jetën. Në mënyrë të paqartë është transferuar në sektorin e meshkujve,...