Vrasja e rëndë në Tiranë, publikohen pamjet e sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, e sulmon me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale. Sipas pamjeve, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij, tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur përballet me sulmin e papritur. Në vendngjarje ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar, si dhe një person tjetër, të cilët shihen pranë skenës së krimit. Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë...
Burimi:
sot.com.al