Vrasja e Dorian Shkozës, Henrik Hoxhaj rrëfen si e organizuan: Dumani më ofroi 70 mijë euro, gjeti mjetet dhe…

Vrasja e Dorian Shkozës, Henrik Hoxhaj rrëfen si e organizuan: Dumani më ofroi 70 mijë euro, gjeti mjetet dhe…

Vrasësi me pagesë, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në kuadër të gjyqit që po mbahet për dosjen “Plumbi i artë” për vrasjen e Dorian Shkozës që u eliminua në mars të vitit 2020 në qytetin e Durrësit. Në dëshminë e tij, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer se si është njohur me Nuredin Dumanin, ky i fundit është bërë i penduar i drejtësisë, dhe se i kishte propozuar 70 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës. Henrik Hoxhaj: Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur tek ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020.  Aty jemi njohur, duke ngrënë, duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por...