Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez, Gjykata jep vendimin

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez, Gjykata jep vendimin

Gjykata e Lezhës pritet të japë sot vendimin për shtetasin portugez Ruben Saraiva, akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023. Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Seanca gjyqësore është planifikuar të mbahet në orën 14:00, ndërsa vetë Saraiva ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje. Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, Ngjarja ndodhi brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin ‘Coral’. Biznesmeni ishte ulur në lokalin e hotelit kur u afrua portugezi me skafandër në kokë duke e qëlluar për vdekje. Sipas Prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet...