Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan
Gjykata belge ka shpallur vendimin për vrasjen e Ardit Spahiut, e ndodhur në vitin 2020 në Molenbeek, në Belgjikë. Sipas vendimit, Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërsa Franc Çopja, është dënuar me 25 vite burg. Sipas hetimeve, porosia për vrasjen dyshohet të jetë dhënë nga Dubai. Po ashtu, gjykata ka dënuar Elton Rrocin me 20 vite burg, Elton Muratajn me 8 vite burg dhe Eljo Bitrin me 5 vite burg. Ardit Spahiu i cili ndodhej ilegalisht në Belgjikë, u qëllua në Molenbeek më 27 nëntor 2020 sapo doli jashtë një kafeneje. Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë.
Burimi:
sot.com.al