Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gert Bushati pranon krimin: Tritolin e vendosa unë, por më thanë që duhej vetëm për…
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 4 të akuzuarit që dyshohet se vendosën tritol në një pallat në Shkodër, ku mbeti viktimë 67-vjeçari Hysni Ymeri. Burime për Report TV bëjnë me dije se Gert Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67-vjeçarit. Në deklaratën e tij në polici, autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre personat e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit, të cilët u lanë po ashtu në burg. Ata nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen duke thënë se...
Burimi:
sot.com.al