Votimi për Ballukun në kuvend, Berisha: Edi Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike
Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar votimin e mazhorancës për të mos hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, pas seancës plenare të së enjtes. Duke folur përpara protestuesve, Berisha tha se me këtë vendim Edi Rama, shënoi vetëvrasjen e tij politike. Berisha tha, se Rama votoi për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë dhe krimet e shëmtuara që ka kryer. Pjesë nga fjala e Berishës Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra dhe gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të interesave të çdo qytetari shqiptar nga një organizatë kriminale, e cila përdor pushtetin...
Burimi:
opinion.al