Vodhi pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në një servis, arrestohet 21-vjeçari
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka vjedhur pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në një servis. Ai ia ka shitur mjetet e vjedhura një personi tjetër, të cilit nga kontrolli i telefonit u konstatuan faqe për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Celulari dhe pjesët e këmbimit për automjete u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Burimi:
ntv.al