Vodhën produkte dhe para në subjektin tregtar, arrestohen dy të rinjtë në Kamëz
Dy persona janë arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “Together”. Ditën e djeshme, këta shtetas, 21 vjeç dhe 18 vjeç vodhën produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar. Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë kanë kryer edhe vjedhje të tjera më parë, përkatësisht më 18 nëntor 2025 dhe 29 janar 2026, ku vodhën shuma parash në 2 biznese. 21-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Njoftimi i policisë Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”. Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje. Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas....
Burimi:
sot.com.al