Vodhën një market dhe një lokal, vihen në pranga 5 skifterë

Vodhën një market dhe një lokal, vihen në pranga 5 skifterë

 Policia ka arrestuar ditën e sotme  5 persona dhe ka shpallur  në kërkim 3 të tjerë, në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi kishin kryer vjedhje në një lokal dhe në një market. Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, si dhe 1 automjet në të cilin u gjetën sendet e vjedhura. Po unohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona. Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohen në 24 orë 2 operacione të tjera për zbardhjen e një vjedhjeje dhe të një tentative vjedhjeje, në territoret e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 5 Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohen sendet e vjedhura, si dhe 1 automjet në të cilin...