Vodhën naftë nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën naftë nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pas dyshimeve se kanë përvetësuar karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Për të njëjtin rast, janë ndërmarrë masa disiplinore edhe ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake. Rasti është evidentuar pasi një drejtues kamioni të ushtrisë, i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe i parkuar në ambientet e pikës së grumbullimit, ka konstatuar ndërhyrje të dyshimta në mjetin e tij, duke ngritur dyshime për mungesë nafte. Pas sinjalizimit, drejtuesit përkatës në bashkëpunim me përgjegjësit e mjeteve ushtarake kanë verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë. Kontrolli ka zbuluar se kamera që monitoronte vendin ku ishte parkuar kamioni ishte zhvendosur nga pozicioni fillestar, duke mos mbuluar më zonën përkatëse....