Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave. Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)-Petrolifera-TECI-Porti i Peshkimit-Zvërnec Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.