Vlorë/ Vendqëndrimi i ri i autobusëve, shoferët e linjave të transportit interurban në protestë: Na rrezikohet jeta
Përfaqësuesit e Transportit interurban të qytetit të Vlorës kanë dalë këtë të hënë në një protestë paqësore në hyrje të qytetit, në rrugën që lidh aksin Transballkanike me autostradën e Vlorës. Ata protestojnë për vendqëndrimin e ri të autobusëve interurban që është zhvendosur në hyrje të qytetit të Vlorës duke u larguar nga rruga e re ku ishte më parë. Në fjalën e tyre për media përfaqësuesit e transportit interurban thonë se vendqëndrimi i ri nuk plotëson asnjë kusht për të qenë një stacion urbani. Sipas tyre në rrugën ku po qëndrojnë i rrezikohet edhe jeta për shkak se zbarkojnë pasagjerët dhe bagazhet në anën e rrugës duke u kthyer në burim aksidenti. “Ne nuk jemi dakord për këtë, sepse këtu nuk ka asnjë kusht minimal. Këtu na...
Burimi:
sot.com.al