Vlorë/Nis prishja e ndërtimeve pa leje,Mersini:Të prekurve do t’i japim bonus qiraje

Vlorë/Nis prishja e ndërtimeve pa leje,Mersini:Të prekurve do t’i japim bonus qiraje

Në qytetin e Vlorës ka nisur aksioni për për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta me qëllim evitimin e të gjitha problematikave që shkaktojnë përmbytje në qytet. Kryetarja e Bashkia Vlorë, Brunilda Mersini, gjatë një inspektimi në kanalin e ujërave të larta, ka theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjeve, edhe për shkak të problematikave që lidhen me ndërtimet mbi kolektor, për të cilat do të ketë edhe shembje. Mersini thekson se puna do të vijojë me intensitet, me qëllim që në periudhën dimërore të sezonit të ardhshëm Vlora mos të përballet më si përmbytja e regjistruar para dy vitesh. “Në fakt puna ka nisur me pastrimin e kanalit të Naunkës. Ne nuk mund të themi se një qytet bregdetar nuk mund të përmbytet, por lufta...