Vlorë/ 35-vjeçarit i gjenden në banesë municion luftarak dhe tritol, arrestohet nga Policia
35-vjeçari Aldo Collari, ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi i janë gjetur në banesë 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Mbi 35-vjeçarin rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Vlorë-Goditet një rast i mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët...
Burimi:
sot.com.al