Vlora sërish pa ujë! Të premten ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit

Vlora sërish pa ujë! Të premten ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si pasojë e një defekti disa ditë më parë, të premten rikthehet në disa pjesë të këtij qyteti ndërprerja. Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, të premten nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4 sepse do të kryhen punime në rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit. “Për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë. Për rrjedhojë, pjesa e qytetit që furnizohet nga ky stacion nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në...