Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

Prej 48 orësh qyteti dhe qytetarët e Vlorës janë pa ujë të pijshëm. Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë prej 48 orësh për qytetarët e Vlorës. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët. Punimet në linjën kryesore të transmetimit me diametër 1000 mm kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndalesë, përmes disa turneve pune. Ekipet teknike vijojnë të jenë në terren, duke punuar me intensitet maksimal për përfundimin e riparimit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal me ujë. Menaxhimi i situatës po kryhet nga specialistë të kualifikuar, nën koordinimin...