Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Vlora mbeti 5 ditë pa ujë, nisin hetimet/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë, në zonën ku ndodhi defekti
Defekti i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, i cili la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, nuk do të mbetet pa pasoja dhe nuk do të kalojë në heshtje nga institucionet përgjegjëse. Pasojat e ndërprerjes së furnizimit me ujë preken mijëra familje, biznese dhe institucione publike, duke krijuar një situatë të papranueshme për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora. Sipas informacioneve të siguruara, organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet e para procedurale lidhur me këtë ngjarje. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti, për të dokumentuar me saktësi momentin, rrethanat dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Këto pamje pritet t’i...








